GJERMANI

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore në pritjen shtetërore të organizuar për presidentin e ri ukrainas, Zelensky në Berlin.


Ndërsa pozonte për foton e rastit me liderin ukrainas, kancelarja Merkel është filmuar duke u dridhur në një mënyre të pazakontë. Shkak për këtë mendohet të ketë qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin që shënojnë mbi 30° Celsius.



Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Merkel iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve të cilët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

“Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë”, deklaroi kancelarja gjermane për gazetarët. Ndërsa presidenti ukrainas u shpreh: Ajo po qëndronte pranë meje dhe ishte e sigurt.

(BalkanWeb)