Serbia nuk mund të jetë neutrale dhe Berlini pret nga Beogradi që të vihet në anën e Brukselit, është mesazhi i deputetëve të Bundestagut për Qeverinë e Serbisë.
Gernot Erler, përfaqësues i Bundestagut dhe përfaqësues i posaçëm i Qeverisë gjermane dhe kancelares Angela Merkel, ka thënë se nuk është i mundshëm roli ndërmjetësues i Serbisë ndërmjet BE-së dhe Rusisë.

“Serbia është në rrugë drejt BE-së dhe kjo përfshin zbatimin gradual të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë Erler në Beograd.

“BE-ja nga Beogradi pret me të drejtë zbatimin gradual të një politike të përbashkët, si dhe përputhje me vlerat e BE-së. Nëse Serbia vendos kundër vlerave të përbashkëta, do të kontribuojë në forcimin e forcave të cilat duan ngadalësim të dinamikës së integrimeve evropiane”, citohet të ketë thënë përfaqësuesi i Bundestagut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: