KËLN–Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 60 vjeçe, u zgjodh sot presidente e partisë konservatore Bashkimi Kristian-demokrat (CDU) për të tetën herë me 96,72 për qind të votave.

Në vitin 2012, ajo mori 97,94 për qind të votave, vlerësimi më i mirë për Merkel.

Ajo ishte kandidatja e vetme në këto zgjedhje të organizuara gjatë kongresit federal në Këln, në perëndim të Gjermanisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb