Përdhunimi dhe vrasja e një studenteje 19-vjeçare në Gjermani nga duart e një refugjati afgan ka ngjallur një reagim të ashpër kundër politikës së dyerve të hapura për emigrantët të Angela Merkel. Kreu i sindikatës së policisë gjermane, Rainer Wendt, tha se vrasja e Maria Ladenburger mund të ishte parandaluar.

Për revistën Bild ai u shpreh: “Nuk do të ishte përdhunuar apo të vdiste, ashtu si dhe shumë të tjerë, nëse vendi ynë do të ishte përgatitur më mirë për rreziqet që solli emigrimi masiv”. Në qytetin ku Maria studionte, Freiburg, u zhvilluar protesta të tjera kundër emigrimit nga partia Alternativa për Gjermaninë.

Maria, që vdiq pasi u përdhunua dhe u mbyt nga refugjati afgan, u portretizua si “viktimë e politikës mikpritëse të Merkel”. Maria është vajza e Dr. Clemens Ladenburger, i cili që prej vitit 2008 ka qenë asistent-drejtues në Komisionin Ligjor europian.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb