TIRANE – Prej shumë ditësh përflitej se djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Jon është fejuar më të dashurën e tij Merlin Haxhiymeri. Ka qenë vetë ai qe me anë të një statusi në Instagram ka konfirmuar fejesën e tij me bukuroshën bionde.

Untitled-1

“Ajo tha po”, shkruante Jon duke mos shtuar asnjë fjalë më shumë…Megjithatë në foto kishte dhe një detaj romantik veç unazës së Merlinit. Ndërsa ajo mbante unazën me gurë katror në dorë, edhe Joni kishte një element jouniversal si unaza, por kuptimplot.

6b55f495a64972bf423d02ee153cd73b

Po të shihni butonat e mëngëve të këmishës mbajnë shkronjat J dhe M të emrave të tyre, Jon dhe Merlin. Mund të jetë një dhuratë e Merlinit, mund të jetë dhe një zgjedhje e Jonit për këtë ditë të veçantë.

Gjithashtu më pas moderatori Gjebrea ka publikuar edhe një status në Instagram. “Nuk ka lumturi më të madhe për një prind”, shkruante moderator shqiptar.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: