Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se buxheti dhe paketa fiskale që po diskutohen në parlament merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.

Me anë të një videoje me të cilën iu drejtohet qytetarëve, Tabaku shkruan se buxheti nuk i jep përgjigje nevojave që kanë shqiptarët, por përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë!

MESAZHI I TABAKUT
Buxheti dhe Paketa Fiskale që po diskutohet sot në kuvend ju merr para nga xhepi juaj për t’ia dhënë koncesioneve.

Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët?
A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar?

A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet?
A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë?
Në mënyrë absolute jo!

Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Taksa të rritura!

Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.
Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?!
Largohen pasi ndjehen të pasigurt!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb