Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi, ndërsa nuk kanë munguar batutat mes tyre.

Deputeti socialist, Ndreca, iu drejtua Vokshit, kryetare e Komisionit Hetimor, duke e quajtur bolshevike.

Vokshi në anën tjetër iu përgjigj “merr avokat të të këshillojë”, duke iu referuar faktit se deputeti socialist Plarent Ndreca është thirrur nga SPAK.

Debati

Ndreca: Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.

Vokshi: Merre avokatin të të këshillojë.

Ndreca: Se kë marr unë të më këshillojë është puna e imja jo e jotja. Merru me familjen tënde.  T’i dëshiron të devijosh deklaratat e mia me bolshevizmin tënd. Ne nuk lëvizim që këtu pa marrë vendim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: