Një autobus që qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan është shkrumbuar pothuajse plotesisht pasi u përfshi nga flakët rreth mesnatës në afërsi të tunelit të Krrabës.

Burime nga vendngjarje raportuan se autobusi u përfshi menjëherë nga flakët dhe u dogj me shpejtësi. Në vendngjarje mbërriten shërbimet e policisë dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet për viktima në njerëz.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb