Merr flakë baza ushqimore për bagëtitë në Leskovik.

Zjarri u konstatua rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës dhe policia u nisën drejt vendngjarjes.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit i cili paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb