Një automjet tip Volkswagen Passat është përfshirë nga flakët pak momente më parë në qytetin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka shkaktuar panik duke qënë se ka ndodhur në një zonë të populluar të qytetit, në afërsi të një qendre tregtare.

Paraprakisht mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Dorian Bregu, ndërsa shkaqet e zjarrit që i shkrumboi mjetin janë ende të paqarta.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për rastin në fjalë. Paraprakisht sqarohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një difekt elektrik.

NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.

Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: