Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi.

Policia njofton se dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb