FIER

Një automjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:25, në Vajkan.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Benz’ dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndi elektrike në motorin e makinës. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.

“Në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë. Paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit.

Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: