U zhvillua sot në Nyon të Zvicrës shorti për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Canada e Meksikë.
Vëmendja kryesore e e tifozerisë shqiptare ishte padyshim njohja e rivalëve të përfaqësueses kuqezi e asaj dardane. Mirëpo vëmendje marrin edhe shorti për skuadrat “big”, ose më saktë të kombëtareve që janë favorite jo vetëm për t’u kualifikuar direkt në finalet e Kupës së Botës, por edhe për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.
Kështu përveç kombëtares së “Tre Luanëve”, e cila është pjesë e Grupit K, së bashku me kombëtaren tonë, Serbinë, Letoninë e Andorrën, interesant është fakti se Italia do të luajë në çerekfinale të Nations League me Gjermaninë, nëse del fitues nga kjo përballje, ata do të jenë pjesë e grupit A, së bashku me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun, ndërsa nëse munden nga “panzerat” do të jenë pjesë e grupit I, së bashku me Norvegjinë, Izrael, Estoninë dhe Moldavinë.
Ja edhe 12 grupet e plota, të dala nga verdikti i shortit të hedhur sot në mesditë:
Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.
Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.
Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia.
Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.
Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.
Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda, Armenia.
Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.
Grupi I: Humbësja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.
Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.