Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ka qenë gjyshja, Barie Gjuni, ajo që e shoqëruar nga avokati Petrit Fusha e ka dorëzuar fëmijën në prokurori, ndërkohë që pritet arrestimi i saj.
Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.
Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç., dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëlla i saj. Për ta u dha dje masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata.
Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit. 58-vjeçari pretendonte se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.
Kujtojmë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.
(BalkanWeb)