Mbështetës të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së këtij të fundit në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, teksa janë në pritje të daljes së kryedemokratit pasi gjykata vendosi lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Ndryshe nga mbledhjet thuajse të përditshme poshtë banesës së Berishës gjatë fjalimeve të tij, demokratët janë mbledhur sot menjëherë pas daljes së vendimit nga GJKKO.

Mbështetës të Berishës janë mbledhur edhe në selinë blu ku pritet që pas pak Berisha të mbërrijë për të mbajtur konferencën e parë me gazetarët pas lirimit nga arresti shtëpiak.

Berisha u vendos nën arrest në 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb