Lajmin e bujshëm e konfirmon “De Telegraaf”, që ka publikuar shumë nga të dhënat e akordit ekonomik mes Juventusit dhe Ajaksit të Amsterdamit. Kapiteni 19-vjeçar i klubit holandez pritet këtë fundjavë në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nisur punën me skuadrën e tij të re.

Sipas asaj çka shkruan gazeta holandeze, akordi është arritur në bazën e 70 milionë eurove, duke lënë të kënaqura të dyja palët. Kanë mbetur për t’u mbyllur vetëm disa detaje burokratike, por praktikisht De Ligt është një lojtar bardhezi. Lojtari nuk do të shkojë me Ajaksin për fazën përgatitore, por do të udhëtojë menjëherë në Torino, për t’iu bashkuar skuadrës së Sarrit në turneun aziatik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb