Greva e urisë së invalidëve në qytetin e Elbasanit ka përfunduar ditën e sotme pasi zhvillimit për disa ditë me radhë.
Gazetari Fatmir Popja ka bërë me dije për BalkanWeb se zëvendës ministrja e Shëndetësisë ka takuar grevistët dhe u ka premtuar atyre se brenda ditëve të fundit të këtij viti atyre do t’u vijnë të gjitha paratë që kërkojnë, ndërsa u janë krijuar edhe lehtësira të tjera.
Gjithashtu është vendosur krijimi i grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve.
Sakaq, pas përfundimit të grevës zëvendës ministrja e Shëndetësisë u ka thënë invalidëve që do rikomisionohen dhe situata e tyre do të vlerësohet rast pas rasti.
(BalkanWeb)