Armando Broja ka debutuar me Everton. Pasi u grumbullua për ndeshjen ndaj Wolves, sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 83-të, duke luajtur diçka më shumë se 10 minuta.
Broja synon që të futet gradualisht në skemat e trajnerit Dyche, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë, që e la jashtë fushave për shumë muaj.
Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, me kualifikueset e Botërorit që nuk janë dhe aq larg.
Ylli shqiptar shpreson se do të mund të vijë në formë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtojmë që Broja është i huazuar nga Chelsea.
(BalkanWeb)