TIRANE

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin. Rrjetet sociale të saj çdo ditë kishin postime që kishin lidhje me reperin shqiptar.

Kohët e fundit Keisi jo vetëm që nuk po bën me statuse me Stresin por ka hequr dhe të gjitha fotot e tyre bashkë nga Instagrami. As në profilin e Stresit nuk ka foto të Keisit. Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetin social.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka postuar një foto të sajën, ku shfaqet tejet sensuale. “Dhuroi mungesën tende atyre qe nuk vlerësojnë prezencën”- shkruan Keisi krëhë një fotoje të saj të postuar në instagram. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sherr të momentit apo një ndarje përfundimtare mes çiftit.

Kujtojmë që një vit më parë Stresi dhe Keisi treguan se u martuan por nuk bënë dasëm. “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën”- ka thënë më herët Keisi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb