Trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, më në fund është transportuar drejt Kosovës. Mësohet se dorëzimi i trupit të pajetë u bë në orët e para të mëngjesit.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë. “Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: