Ka marrë fund telenovela ‘Higuain’. Pas shumë raportimesh dhe pritjesh, Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e argjentinasit.

31-vjeçari i është bashkuar Bluve  në formë të huazimit deri në fund të sezonit. Higauin ishte i huazuar te Milan ku shënoi tetë gola dhe dhuroi një asist.

‘Pipita’ ishte dëshira e madhe e ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri, me të cilin punoi te Napoli, ku në sezonin 2015/16 ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 36 gola.

Me ardhjen e Higuain me shumë mundësi një mes Alvaro Moratës dhe Olivier Giroud do të largohet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: