FIER- Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar që ka shitur makinën e marrë me qira. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Mësohet se 24­-vjeçari ka marrë me qera dy ditore mjetin autoveturë tip “BENZ” me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për
dhënien e makinave me qira.

Por i riu duke thyer kushtet e qirasë e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit, për një shumë prej 1500 euro. Pas hetimeve policia e Fierit ka bërë të mundur gjetjen e kësaj
makine.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: