TIRANE– Pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen dhe dhunimin e ish të dashurës Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojte nga policia që prej ditës së djeshme.

Dy efektivë të Policisë së Shtetit kanë marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen. Policia qëndron 24 orë pranë 25 vjeçares dhe e shoqëron atë në çdo lëvizje. Burime pranë policisë thanë se në mbrojtje është marrë vetëm 25 vjeçarja dhe jo familja e saj.

Rexhep Rraja u arrestua  dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për perndjekjen dhe dhunimin e Xhiseila Malokut.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb