Federata spanjolle ka vendosur për datën e ndeshjes së planifikuar mes Barcelonës dhe Osasunas, e planifikuar fillimisht për 8 mars, por e shtyrë për shkak të vdekjes së mjekut të ekipit katalanas, Carles Minarro. Federata ka caktuar datën 27 mars si ditën në të cilën duhet të luhet ndeshja, ndërsa orari do të vendoset nga La Liga.

Ky vendim nuk i pëlqen asnjërit klub, me të dy skuadrat që do të apelojnë menjëherë brenda afatit të caktuar prej 48 orësh. Arsyeja është se do të ketë shumë lojtarë ende të impenjuar me kombëtaret e tyre, ndërsa Osasuna,sipas kalendarit, duhet të luajë më 28 mars kundër Bilbaos në San Mamés.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb