Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e maturës shtetërore.
Ministrja Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale, njofton se provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së Huaj, që do të mbahet më 3 qershor. Më pas, më 10 qershor do të mbahet “Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, më 17 qershor Matematika dhe më 24 qershor provili i lëndës me zgjedhje.
Ministrja ka sqaruar se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 tashmë janë publikuar dhe shpërndarë në çdo shkollë.
Postimi:
🗣️Njoftim i rëndësishëm për maturantët!
✅ Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 tashmë janë publikuar dhe shpërndarë në çdo shkollë.
Suksese të gjithë nxënësve tanë🌟