SHBA do të largohet nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, duke e akuzuar për  paragjykim të vazhdueshëm kundër Izraelit, shkruan BBC. Agjencia është e njohur për përcaktimin e vendeve të trashigimisë botërorë si Palmira e Sirisë apo Kanioni i Madh i SHBA-së.

Departamenti i shtetit tha se do të ngrinte një mision vëzhgues në organizatën me bazë në Paris për të zëvendësuar përfaqësimin e saj. Kryetarja i UNESCO-s Irina Bokova tha se tërheqja ishte një “keqardhjeje e thellë”.

Tërheqja e SHBA-së përbënte një humbje për “familjen e OKB-së” dhe për multilateralizmin, shtoi znj. Bokova. Në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara anulluan kontributin e tyre buxhetor në Unesco, në shenjë proteste ndaj vendimit të saj për të dhënë anëtarësim të plotë palestinezëve.

Tërheqja e SHBA është gjithashtu e motivuar nga një dëshirë për të kursyer para, raporton BBC. Presidenti i SHBA Donald Trump ka kritikuar atë që ai e sheh si një kontribut joproporcional të SHBA-së ndaj institucioneve të OKB-së. Fondet amerikane financojnë 22% të buxhetit të rregullt të Kombeve të Bashkuara dhe 28% të paqeruajtjes së OKB-së.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: