Sipas vendimit “Për miratimin e dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028” të botuar në Fletoren Zyrtare në strukturën e re të grupit ndërinstitucional pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të nivelit të lartë nga ministritë e linjës, INSTAT-i dhe institucionet kryesore qeveritare përgjegjëse për mbrojtjen sociale, punësimin, shëndetin, arsimin, strehimin, aksesin në drejtësi dhe të drejtat e njeriut, si dhe të përfaqësuesve nga qarqet akademike dhe institutet kërkimore.

“GNSPS-ja do të japë udhëzime gjithëpërfshirëse për përcaktimin dhe përkufizimin e të dhënave për përfshirjen sociale dhe tregues të ndjeshëm gjinorë, të cilët do të përdoren për të analizuar në mënyrë retrospektive tendencat e përfshirjes sociale duke përdorur burimet ekzistuese të të dhënave Nivelit të Jetesës (AANJ) dhe lidhjet me Anketën e Buxhetit të Familjes (ABF), Anketën e Forcave të Punës (AFP) dhe burime të tjera të të
dhënave, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të treguesve të BE-së dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, citohet në dokument.

Me një total të përgjithshëm të shpenzimeve të parashikuara prej 59,3 milionë lekë programi për një periudhë 5 vjeçare, synon përpunimin e treguesve statistikorë me qëllimin monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri. Po ashtu në 5 vite parashikohen të shpenzohen 57 milionë lekë vetëm për paga dhe trajnimet e punonjësve për zbatimin e “Dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028”.

Reformat e tjera të parashikuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale kanë të bëjnë me: Ngritjen e Strukturës Burimore Teknike (SBT) për përfshirjen sociale dhe analizën e varfërisë, çështjet metodologjike për analizimin e të dhënave të AANJ së dhe analizën dytësore të të dhënave të AANJ-së; anketat cilësore të përjashtimit social në Shqipëri për vlerësimin e intensitetit, shkaqeve dhe llojeve të tij; fjalorin e termave të përfshirjes sociale; shqyrtimin institucional të drejtimit të përfshirjes sociale dhe promovimin e dialogut mbi politikat e përfshirjes sociale në Shqipëri, do të ndahen në faza dhe do të zbatohen gjatë të gjithë periudhës së planit.

Sipas vendimit thuhet se aktualisht burime kryesore ë të dhënave për llogaritjen e treguesve të varfërisë dhe përfshirjes sociale janë Anketa e të Ardhurave, dhe statistika jetësore për arsimin, të mblidhen nga Instituti i Statistikave,(si psh Burra dhe Gra) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, të dhëna për shëndetin që mblidhen ngaInstituti i Shëndetit Publik (ISHP), si dhe të dhëna për punësimin dhe aftësitë që mblidhen nga
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Të dhënat për aksesin në drejtësi mblidhen nga Ministria e Drejtësisë dhe nga institucionet në varësi të saj. Të dhënat për strehimin mblidhen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe nga Enti Kombëtar i Banesave. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe deprivimi material në familjet shqiptare. ABF paraqet të dhëna mbi strukturën e shpenzimeve për konsum të familjeve shqiptare,AFP mbledh informacionin cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri, ndërsa ESSPROS mat nivelin e përfitimeve sociale në skemat e mbrojtjes sociale sipas tetë funksioneve bazë të mbrojtjes sociale: sëmundje/kujdes shëndetësor, pleqëri, mbijetesë, aftësi të kufizuara, familje/fëmijë, papunësi, strehim social, përjashtim social.

Duke mos qenë shtet anëtar i BE-së, Shqipëria nuk është e detyruar të realizojë rregullisht anketat e mësipërme. Megjithatë, që nga viti 2017, INSTAT-i vazhdon të realizojë çdo vit AANJ-në dhe në vitin 2019 filloi edhe zbatimin e sistemit ESSPROS. Anketa e Buxhetit të Familjes u krye për herë të parë në vitet 1999-2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane, për të vazhduar më pas në vitet 2006./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb