Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e BalkanWeb, se në agjencinë funerale “Parajsa” iu janë kërcënuar familjarët, që vajtonin vdekjen e nënës.

Qytetari shprehet se një person (duke iu referuar denoncimit bëhet fjalë për Taulant Yzeirin, djalin e pronarit të agjencisë funerale) u është drejtuar familjarëve me fjalët: “Merrni kufomën e nënës dhe largohuni”. Ai thotë se ky person që ka kërcënuar ishte i dehur. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tek agjencia funerale tek ish-Parku i Autobusëve. “Një person tek agjencia funerale Parajsa kërcënon të ardhurit për të ngushëlluar ndarjen nga jeta të një të afërmi dhe i ofendon ata”, thotë qytetari në denoncimin e tij.

Më tej, në denoncim thuhet se “i biri i pronarit të agjencisë ka sharë e ofenduar gjatë funeralit”. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, sipas denoncuesit.

Nga ana tjetër, në një prononcim për BalkanWeb, pronari i agjencisë funerale “Parajsa”, Bajram Yzeiri mohon që në këtë agjenci të ketë ndodhur ndonjë ngjarje e pakëndshme nga ana e tij.

Ai thotë se pretendimet e qytetarit janë të rreme, ndërsa paralajmëron padi për shpifje ndaj personit që bëri denoncimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb