Gjykata e Elbasanit njofton se më datë 05.11.2024 në orën 09:30 minuta do të mbahet seanca për vleftësimin e masës së sigurisë për 7 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani të arrestuar për korrupsion.

Gjykata bën të ditur se seanca do të zhvillohet të martën, 5 nëntor.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 01.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan caktoi seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” më datë 05.11.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.

Shtatë pedagogë të Universitetit të Elbasanit të lëndëve të mësuesisë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion. Ata janë akuzuar nga studentët, se kanë kërkuar 150 deri në 500 euro për provim, në këmbim të notave kaluese. Bashkë me ta u arrestua edhe sekseri Gazmend Hodaj.

Kush janë pedagogët e burgosur:

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
  6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

8- Gazmend Hodaj, sekseri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb