KORCE- Një 57-vjeçar nga Korça është vënë në pranga, pasi kauzojet për vjedhje dhe mashtrim. Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Rent Car”, pasi Bujar Gega, ka mashtruar duke marrë makina me qira dhe duke mos i kthyer ato sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Sipas policisë së Korçës, ku shtetas rezulton i proceduar edhe më parë për veprat penale të “Vjedhjes dhe Mashtrimit”.

Vjedhjet
– Më datë 25.08.2016, shtetasi I. S., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 05.09.2016, shtetasi A. T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Volkswagen, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 16.07.2016, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:
1. Automjeti i markës Citroën, me targa AA 780 OC;
2. Automjeti i markës Volkswagen, me targa AA192 IV;
3. Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: