Një 27-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Vlorës mesditën e së enjtes.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, R. B., 24 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar pasi iu gjetën armë zjarri në banesë, pistoletë, armë sportive dhe doza me kanabis.

Teksa policia kishte siguruar informacione në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë, 24-vjeçarin.

Ndërkohë janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Policia thotë se materialet kanë kaluar në Prokurori për vepime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 17”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 17”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. B., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb