Trafikantët e drogës, drejtuesit e karteleve dhe mashtruesit shfaqen në listën e presidentit Joe Biden me afro 1500 individë të cilëve ai u fali apo uli dënimet ditën e sotme.

Biden njoftoi të enjten se do të zbusë dënimet për individët të cilët u vendosën në izolim në shtëpi gjatë pandemisë COVID-19 dhe që janë riintegruar me sukses në familjet dhe komunitetet e tyre. Lista e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë përfshin disa kriminelë të profilit të lartë.

Një prej tyre, Francesk Shkambi, u dënua fillimisht në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që “kontrabandonte kokainë dhe marijuanë në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria”, sipas të dhënave të gjykatës .

Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë. Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi u vendos përfundimisht të lirohej në vitin 2029.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb