Me lotësh, Luis Suarez njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Uruguait. 37-vjeçari saktësoi se ndeshja kundër Paraguait, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, në program për t’u zhvilluar këtë të premte, do të jetë e fundit për të.

Sulmuesi i Inter Miamit është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola në 142 ndeshje. Suarez bëri debutimin e tij me fanellën e ekipit përfaqësues më 8 shkurt 2007 në ndeshjen kundër Kolumbisë. Suarez ka qenë pjesë e Uruguait në katër Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: