Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak çaste angazhimet e tij politike, për t’u marrë me pasionin e tij të madh, artin. Kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të çelë një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë. Por diçka nuk ka shkuar mirë për kryeministrin, pasi një incident ka ndodhur me punimet e tij.

Media gjermane ‘Ost See’ shkruan se gjatë transportimit të punimeve të Ramës nga Shqipëria për në Gjermani, janë dëmtuar pesë skulptura qeramike. “Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu në shkrim thuhet se Rama ka shmangur edhe pritjet dhe darkat zyrtare, pasi në Rostok është paraqitur si qytetar i thjesht.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, tregohet më tej në artikull. Po ashtu kjo media nuk ka lënë pa përmendur edhe gjatësinë e kryeministrit shqiptar, si dhe veshjen e tij sportive. Ekspozita të do të hapet sot, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro.

“Një hapësirë ​​mahnitëse” – citon gazeta gjermane kryeministrin Rama ndërsa sheh në cdo cep ambientin ku do të ekspozohen veprat e tij. ‘Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike.’- thuhet me tej në artikull.

Drejtuesi artistik i galerisë Neumann thotë se është njohur me Edi Ramën në një galeri në qytetin e Berlinit. “Më befasoi puna e tij. Ne jemi njohur rastësisht në një galeri arti në Berlin. Me pas unë e kam vizituar atë në Tiranë”. -thotë Neuman

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk eshte vetem nje politikan apo artist. Ne vitet 1980 ai ka qene dhe nje lojtar aktiv basketbolli.” -thuhet më tej në shkrimin e gazetës gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb