FIER- Policia i vjen në ndihmë një familjeje në fshatin Darëzezë, Fier e cila kishte mbetur e bllokuar nga uji dhe anëtarët e saj kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia ka evakuuar familjen prej 9 anëtarësh dhe ka transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit kryefamiljarin sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë. Përveç dy bashkëshortëve, pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb