SHBA

Në mes zhurmës së divorcit, Jennifer Lopez dhe vajza e Ben Affleck, Violet po kalojnë kohë së bashku.

Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, u panë duke ecur krah për krah me vajzën 18-vjeçare të Ben Affleck, Violet, teksa po dilnin në Southampton, NY, të dielën, më 14 korrik.

Një burim i thotë ‘PEOPLE’ se Lopez dhe Violet “gëzojnë vërtet shoqërinë e njëra-tjetrës”.

“Ato të dyja duken shumë të lumtura që po kalojnë këtë kohë së bashku dhe thjesht po shijojnë momentin”, thotë burimi.

Ndërkohë në të njëjtën ditë në Los Angeles, Ben, 51 vjeç, u fotografua i vetëm duke hipur në motoçikletën e tij në anën e kundërt të bregut.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb