Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja e notës mesatare për në shkollë të lartë është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Përmeti ngriti një sërë shqetësimesh, duke thënë se rinia kështu mbetet pa shkollë të lartë, si dhe pyet nëse vendimi është diskutuar me grupet e interesit.

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk do t’ia dijë aq për Ramën apo për Bashën. Askush nuk do t’ia dijë nëse 2020 do e gjejë Metën president apo do të jetë në burg. Shqiptarëve iu intereson ekonomia dhe jo sa herë zihen dhe duhen këta të tre.

Bëhet fjalë për një vendim për notë mesatare për të shkuar në Bachelor. Ky vendim lë të rinjtë shqiptarë pa punë. E para pse e lini rininë pa shkollë? E dyta, a është një praktikë ndërkombëtare? A e keni diskutuar me grupet e interesave? A nuk është shkelje e të drejtave të njeriut që një nxënës që s’ka këtë notë mesatare të mos hyjë në shkollë të lartë. Si mundet që qeveria të hyjë në gjithçka. Si e nxorët këtë vendim vetëm 2 javë përpara Maturës?”, tha Përmeti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb