Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një lidhje skype në News24, ka folur në lidhje me sulmin e bërë sot nga IKMT në Prestige Resort.

Ai u shpreh se kryeministri Rama tentoi të japë mesazhe se shteti është pronë e tij, ndërsa shtoi se vetë nxitimi për një akt të tillë, tregon për qëllimshmërinë e këtij operacioni.

“Sulm brutal në disa dimensione. Cënon funksionimin e demokracisë. Cilido qytetar, me apo pa parti duan të jetojnë në një shtet që funskionon. Sulm për arsye të tjera, me mesazh tipik mafioz. Nuk është i vetmi rast që kërkohet të kërcënohen mediat e lira. Sulmi shihet të lidhur drejtpërdrejtë me mediat pse e grupit, të cilat janë profesionale në përcjelljen e lajmit.

Qeveria funksionon në paligjshmëri, jepet mesazh për të treguar se shteti është pronë e Ramës. Mesazhe te tjera janë brutale e të shëmtuara për këdo që investon në turizëm, dhe për çdo turist.

Ndërhyhet në mënyrë selektive për këdo që nuk është me qeverinë.
Sulm ndaj së bukurës së këtij resorti ndërsa lejohen ndërtime të paligjshme pak më tutje tij, nuk respektohen procedurat ligjore por bëhet me një shpejtësi e pa konceptueshme për një menje normale”, u shpreh ai.

Si përkthehet ky nxitim?
Nxitimi tenton të japë mesazh që nëse nuk je palë me regjimin unë të godas edhe aty ku je në rregull me ligjin. Duhet të kishin kaluar të gjitha hallkat.

Nëse do të shkohet nesër në gjykatë çka do të ndodhë, dhe ajo e shpall të paligjshëm ndërhyrjes, kush mban pasojat ligjore. Ka shpërdorim detyre, jo vetëm urdhëruesit por edhe zbatuesit. Mos të flasim pastaj për pasojat e tmerrshme në turizëm para turistëve të huaj. Këtu ka një regjim që kërkon të vendosë Ramën kryeredaktor në çdo media. Kjo është situata që përcjell sot Rama.

Ndërhyrje emergjente e të shpejta, tregon qëllimshmërinë e këtij operacioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb