Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaron se kryeministri ka vetëm një aftësi, të gënjejë.

Vasili poston disa mesazhe të qytetarëve në “Facebook”, teksa e pyesin kryeministrin “se sa metër katror i jepen privatit”, ndërsa shton se gënjeshtari lëkurëtrashë i thotë që “rëndësi ka teatri që do marrësh”.

“Genjeshtar lëkurëtrashë !!! Edi Rama ka vetem dhe vetem nje aftesi, ku nuk e arrin dot askush,qe te genjeje. Te genjeje kudo,kurdohere dhe vazhdimisht pa u skuqur sepse lekura e fytyres i eshte bere e trashe si shollë.

Deklaroi ne 30 korrik ne konference me gazetaret se :”Asnje centimeter nga trualli i teatrit nuk preket dhe nuk i jepet privatit”. Sot e pyesin qytetaret ne FB: “se sa meter katror i jepen privatit” dhe ky genjeshtari lekuretrashe, Edi Rama i thote qe “rendesi ka teatri qe do marresh”.

Ky mashtrues e konsideron pronen publike te te gjitheve neve si prone te tij,ndaj ben pazar me te pa ju dridhur qerpiku,e rruan e qeth,e grin,e perpin. Edhe genjeshtar edhe kusar. Shikojeni vete komentin qe ta kuptoni se cfare genjeshtari ka hyre dhe rri ne kryeministri”, shkruan Vasili.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb