TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka ndarë sot me ndjekësit e saj në ‘Facebook’ një gëzim familjar, ditëlindjen e djalit të saj, Genarit.

Ish-kryeparlamentarja Topalli publikoi një foto, ku shihet bashkë me djalin e saj të vetëm, ndërsa e uron atë me një mesazh të ndjerë.

“Te dashur miq
Ju falenderoj për urimet dashamirëse për Genarin.
Ai për mua, si për çdo nene, edhe pse është sot dy pllambe me i gjate se unë, mbetet djali i vogël, dobësia e mames?
Paci me jete e fat te dashtunit tuaj.
Miqesisht Jozefina”, citohet në komentin e Topallit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: