Një audio e dytë e dërguar nga Klotilda Zani, nëna me 3 fëmijë, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.


“Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote, vetëm gra jemi, burrat se di ku janë”, i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit.


Por në një mesazh të dytë thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”.


Ndërkohë vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb