Klodiana Shala, ish-atletja që ka përfaqësuar Shqipërinë në disa evenimente dhe që mban disa rekorde kombëtare, ka dhënë një mesazh shumë të fortë dhe goditës për sportistët e rinj.

E ftuar së bashku me Luiza Gegën në emisionin ‘pasdite në top channel’ Shala është shprehur se të sportistët e rinj duhet të largohen sa më parë nga Shqipëria, nëqoftëse duan që punë e tyre të vlerësohet.

“Sportistët profesionistë të ikin sa më parë nga Shqipëria për t’u stërvitur jashtë. Ne nuk duhet t’i shajmë ata sepse bëjnë sakrifica duhet të shkojnë në vendet ku e meritojnë”, tha Klodiana Shala.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb