TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë “Berisha”, Besnik Mustafaj ka komentuar sot situatën politike nga studio e “News24” në rubrikën “Opinion”. Çështja e parë për të cilën është ndalur një nga themeluesit e PD-së, ka qenë pikërisht mesazhi i eurokomisionerit Johannes Hahn drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet.

Mustafaj tha se ky nuk është një mesazh i ri nga ndërkombëtarët. Por ai nuk është dakord me deklaratën e tij se “udhëheqësit do mbajnë përgjegjësi”, pasi sipas Mustafajt, të mirë apo të këqinj, liderët do mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve jo para tij.

“Ky nuk është një mesazh i ri që vjen nga Hahn apo nga BE. Insistimi i institucioneve evropiane ka qenë që procesi duhet të jetë i përbërë nga të dyja palët dhe që zgjedhjet duhen bërë më 18 qershor. Kësaj deklarate i kanë paraprirë edhe deklaratat e ambasadorëve që kanë thënë që zgjedhjet nuk do jenë të mira por legjitime. Por për çështjen e përgjegjësisë, një komisioner nuk ka pse i fut këto sepse liderët të mirë apo të këqij mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve jo para Hahn”, deklaroi Mustafaj.
mustafarajjjjjjj
Ish-ministri tha se vështirësia që has sot PD është që në origjinë të përcaktimit të objektivave. “Përcaktimi i objektivave të paarritshme e bënte këtë rrugë të parashikueshme sepse Rama nuk tërhiqet. Është vonë për PD, të gjitha hapësira për regjistrimin në procesin zgjedhor kanë mbaruar. Është vonë edhe për një tërheqje të lidershipit të PD-së”, deklaroi Mustafaj.
Lidhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve për opozitën, Mustafaj tha se është pro bashkëpunimit me këtë komunitet dhe se e gjitha kjo lloj fryme e dëmton PD-së. Por ai theksoi se lidershipi i PD-së nuk është izolacionist dhe aq më tepër i orientuar drejt Moskës.

“Në 20 vjet aktivitetin tim e kam bërë në marrëdhënie ndërkombëtare. Të gjitha partitë, të gjitha reformat duhet të kryhen në bashkërendim dhe në partnership me komunitetin ndërkombëtar. E gjithë kjo sigurisht i bën dëm. PD nuk mund të jetë partia e izolimit. Besoj se i bën dëm por duhet parë se lidershipi aktual i PD-së nuk më duket një lidership që do të izolohet apo shkëputet apo aq më tepër të orientohet drejt Moskës, por është një lidership që s’po arrin të ketë një gjatësi vale me komunitetin ndërkombëtar”, tha Mustafaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: