TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një prokurori që i shkruan se djali i deputetit të PS i arrestuar dje është çliruar nga 7 akuza.

Rexhep Rraja u vu në pranga dje me akuzën për përndjekje, ndërsa në mesazhin dërguar Berishës, denoncuesi rendit 7 vepra të tjera penale, ndërsa shkruan se dje nga zyra e kryeministrit doli urdhri i prerë që djali i deputetetit të akuzohet vetëm për përndjekje.

STATUSI I BERISHËS
Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb
“Përshëndetje dr. dje nga zyra e Edi Ramës doli urdhri i prerë që Rexhep Rranja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkohë që janë shkelur në flagrancë nenet që vijojnë:

▪Neni 84 – Kanosja
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

▪Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

▪Neni 102 – Marrëdhënia seksuale me dhune me të rritura
– Dënim 3 gjer në 10 vjet burgim

▪Neni 104 – Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës
– Dënim 5 gjer në 15 vjet burgim.

▪Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë
E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.
– Dënim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

▪Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve
– Dënim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

▪Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb