TIRANE– Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian tha se sa herë që vjen në Shqipëri, sheh ndryshime pozitive.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Prodi tha se vendet europiane duhet të ndihmojnë vendet që janë në proces integrimi për të bërë hapa përpara.

“Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, u shpreh ish-kryeministri italian Romano Prodi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb