TIRANE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit dhe vlerësimet e tij për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

“Kiço Blushi ishte shkrimtari, dhe intelektuali i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve”,- thotë kryeparlamentari.

Kiço Blushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: