TIRANË- Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror ka marrë një mesazh kërcënues në banesën e tij. Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme, 47-vjeçarit SH.N., specialist i SHISH i është dërguar një qese me 7 fishekë, të cilën e ka gjetur në derën e banesës.

Pas lajmërimit të policisë, kanë nisur hetimet dhe është marrë dëshmia e 47-vjeçarit për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm dhe për të hedhur dritë mbi autorët e këtij kërcënimi.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.05.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i SHISH, është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: