TIRANE – Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pak ditë më parë, që fatmirësisht rezultoi me sukses. Bashkëshortja e tij, Milera Lame, në një status në faqen e saj në “Facebook”, falënderon mjekët që siç thotë ajo e rilindën Tanin.

“Tani im shtrenjte, kam 21 vjet me ty. Mos kujto se do të të lija të më ikje kështu, si pa të keq. Të duhen edhe dhjetëra të tjerë që të shqitesh nga unë. Të kam xhaaaaaaaan!!!”- shkruan Mirela Lame.

“Përfundimisht njeriu duhet të kapet dhe ta provoj dhe fijen e fundit të shpresës, sepse ku ka shpresë ka jetë. Faleminderit Dr. Andit, dr. Bekimit dhe dr. Shpendit, doktoreve duararte qe bene te rilindtte Tani. Faleminderit Bardhit dhe Stokes qe i dhane ndihmen e pare, faleminderit juve miq qe me qendruat prane ne keto dite te veshtira dhe nje falenderim te madh Zotit per fatin qe i dha Tanit gjate gjithe kesaj pershkuarje te veshtire. Tani im shtrenjte, kam 21 vjet me ty. Mos kujto se do te te lija te me ikje keshtu si pa te keq. Te duhen edhe dhjetra te tjere qe te shqitesh nga une. Te kam xhaaaaaaaan!!!”- shkruan bashkëshortja e Artan Lames.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: