TIRANE-Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka shkruar një mesazh emocionues pas vdekjes së bashkëshortes së tij. Përmes rrjeteve sociale, ai shkroi se do ta rrisë fëmijën e tyre sikurse të ishte bashkëshortja e tij gjallë.

Ja mesazhi i Hoxhës:

“Ti ikë, por je ende këtu me mua. Je ende pranë engjëllit tonë, që do ta rris njëlloj sikurse ti të jesh gjallë. Do jesh pranë nesh në ҫfardo gjejë që të bëjmë.
Edhe pse s’duhet t’ikje, ti kë lënë një kujtim prapa që s’mundem të t’harrojë edhe nëse jetojë dy jetë, peng do të kem gjithë jetën.
Doja aq shumë që engjëlli jonë të të thirrte një herë të vetme “MAMA”, por kështu ishte shkruar.
Një engjëll la, një engjëll pas…Ti je forca ime, ti je gjithmonë pranë nesh, ti je akoma këtu me mua”.

Bashkëshortja e portierit të Partizanit Alban Hoxha ka ndërruar jetë të mërkurën, për shkak të komplikacioneve që shoqëruan lindjen e fëmijës së parë. Gëzimi i familjes Hoxha për foshnjen, që e quajtën Beko, është kthyer në fatkeqësi

Vetë Klubi i Futbollit i ka shprehur ngushëllimet më të thella portierit për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij e po ashtu, familjes e miqve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb