Kapiteni i kombëtares turke të futbollit Arda Turan ka ngushëlluar Turqinë pas sulmit të njëpasnjëshëm në vend kohët e fundit.

Sulmuesi i Barcelonës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar në këtë kohë të vështirë.

“Terrorizmi na ka goditur rëndë përsëri, por ne do të ruajmë zemrat tona të bashkuara. Ngushëllimet e mia Turqi”, shkroi Turan.

Sulmi terrorist ndodhi në një diskotekë natën e ndërrimit të viteve dhe i mori jetën 39 personave.

Në diskotekën ku ndodhi sulmi në Stamboll ishte edhe futbollisti turk Sefa Boydas por arriti të dalë pa lëndime.

arda

(e.f / BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb